AKTUALITET, 29 Mars 2023, 14:54

I thyen xhamin e pasëm, vidhen sende me vlerë në makinën e avokatit në Durrës

I thyen xhamin e pasëm, vidhen sende me vlerë në makinën e
Ardit Kërtusha dhe xhami i thyer i makinës

Ditën e sotme rreth orës 11:00 në lagjen nr.5 në Durrës, avokatit Ardit Kërtusha i janë vjedhur disa sende me vlerë nga makina, pasi agresori/ët kanë thyer xhamin e pasëm. Nga informacioni i siguruar në rrugë jozyrtare policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton lidhur me ngjarjen.

Kërtushës i është thyer xhami i pasëm i makinës, teksa është konstatuar se janë vjedhur gjithashtu edhe sende me vlerë, të cialt gjendeshin në makinë. Dëmtimi i makinës dhe vjedhja janë kryer në afërsi të ish-Parkut Sportiv të qytetit ku makina ka qenë e parkuar. Nuk dihet nëse shkaku i kësaj ngjarje mund të jetë për arsye politike apo e qëllimshme për motive të tjera personale apo një rast sporadik. Ndërkoha nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për raportimin e ngjarjes.

Ardit Kërtusha ka qënë vite më parë kandidat për kryetar i PS-së në Durrës dhe më pas ka aderuar në PD. Më parë, për motive të dobëta konflikti, është qëlluar edhe me armë zjarri.