TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për Bashkinë Tiranë i dalë nga primaret në PD, Belind Këlliçi u shpreh se do të shqyrtohet një moratorium për ndërtimet për një periudhë 6 mujore ose për 1 vit.
Këlliçi, i ftuar në Ora News, tha se Tirana është i vetmi kryeqytet në botë që ka një pallat pa leje mbi një kullë në rastin e Sytë e Tiranës që është përballë zyrës së kryebashkiakut.
‘Kemi në shqyrtim një moratorium për ndërtimet për një periudhë 6 mujore ose për 1 vit, për të ndaluar betonizimin pra kriter të Tiranës dhe të shohim lejet. Tirana është i vetmi kryeqytet në botë që ka një pallat pa leje mbi një kullë. Kjo ndodh me Sytë e Tiranës që është përballë zyrës së kryebashkiakut dhe ku janë 7 kate pa leje. Ka me mijëra qytetarë që nuk ndërrojnë dot pllakat e banjos sepse të vijnë policët bashkiakë. Bëhet publike dhe thotë kryetari i bashkisë se nuk e kishte parë.
Qyteti duhet të zhvillohet edhe në polet e tjera që kryebashkiaku nuk i ka zhvilluar këto pole. Ndërkohë për këtë pallatin pa leje, kryebashkiaku i dha një leje tjetër ndërtuesit, duke shembur të vetmen qendër rinore për të ndërtuar një përbindësh betoni’, u shpreh Këlliçi.