AKTUALITET, 29 Mars 2023, 17:19

Pamje të rënda, del videoja e momentit kur qëllohet për vdekje Pëllumb Islami në Greqi, klientët largohen të tmerruar

Pamje të rënda, del videoja e momentit kur qëllohet për

Mediat greke kanë publikuar sot pamjet nga momenti i vrasjes aksidentale të Pëllumb Islamit në Nea Joni, teksa ndodhej në lokalin e lagjes duke parë një ndeshje futbolli.

Pamjet e publikuara nga Mega, tregojnë sesi 39-vjeçari ndodhej në vendin e gabuar, në momentin e gabuar, kur grupi i shqiptarëve hapi zjarr.

Në të njëjtën kohë, në gjendje paniku, pjesa tjetër e klientëve u përpoqën të largoheshin nga vendngjarja.

Për rastin, policia ka arrestuar dy persona, një më 20 mars dhe një tjetër një ditë më parë.