AKTUALITET, 24 Janar 2022, 22:49

Tritol në shtëpinë e Armand Dukës, reagon Erion Veliaj live në emision

Tritol në shtëpinë e Armand Dukës, reagon Erion Veliaj live

Në banesën e kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është vendosur tritol. 

Në momentin kur është publikuar ky lajm, Erion Veliaj ka qenë live në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke folur për përplasjet e fundit në Federatë. 

I pyetur nga Ylli Rakipi, për një reagim në lidhje me këtë lajm, Veliaj tha se institucionet ligjzbatuese duhet të hetojnë urgjentisht rastin. 

Ylli Rakipi: Dikush më shkruan se është vendosur tritol ne shtëpine e Dukës.

Erin Veliaj: Ohu, këto filma me Shijak...

Arjan Curri: Është ë rëndë kjo, duhet t'i bëjmë thirrje prokurorisë.

Erion Veliaj: Duhet të ndajmë moralin e tij, nga armiqtë dhe bandat e Shijakut që mund të ketë ai. Të merret policia dhe prokuroria, nuk jam unë, të zgjidh problemet me bandat e Shijakut. 

***

Ylli Rakipi: Edhe njëherë, kjo puna e tritolit qenka e vërtetë. 

Erion Veliaj: Duhet urgjent policia, prokuroria, kamerat... Të sigurohet jeta e kujtdo. Ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ka bërë gjynahe, por kjo është vepër e dënueshme. I bëj thirrje të gjithë strukturave, t'i sigurojnë jetën, t'i garantojnë qetësinë familjare. 

Poll