TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të mbahen në gjashtë bashki.
Arjan Curri deklaroi se Basha dhe njerëzit pranë tij, janë bërë gati t'i humbasin këto zgjedhje dhe i konsiderojnë të parëndësishne.
Ndërsa Ylli Rakipi, duke komentuar disa lajme që qarkullojnë, se Rama mund të ndihmojë Bashën me vota në këto zgjedhje, deklaroi se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë.
Pjesë nga biseda:
Arjan Curri: Njerëzit pranë Bashës po i relativizojnë në maksimum këto zgjedhje, pra sikur e presin humbjen. Thonë këto zgjedhje janë të parëndësishme. Duken gati për të humbur.
Për mua kjo është jashtë logjikës, sepse dekurajojnë edhe ata pak mbështetës që ju kanë mbetur. A do ti bashkojë votat Rama me Bashën?
Ylli Rakipi: Kokërr vote nuk të jep Rama…
Arjan Curri: Unë them që disa edhe mund të japë.
Neritan Sejamini: Unë nuk mendoj se do të japë asnjë votë. Nuk ka asnjë arsye të japë vota, sepse rrezikon vetë. Nëse një pjesë të votave nga PS, kalon te PD formale, bëhet garë treshe, ku ka më shumë gjasa të fitojë zoti Berisha. Socialistët në Shkodër janë parti e dytë. Duke i dhënë vota Bashës, mund të shkojë poshtë pragut.