TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në gjashtë bashki.
Sejamini deklaroi se Lulzim Basha, edhe në rast se i humbet thellë këto zgjedhje, nuk do të largohet nga PD dhe "nuk do ta lëshojë godinën".
Ai tha se zërat që qarkullojnë, se Rama mund të ndihmojë Bashën në zgjedhje me vota, janë të pabesueshme dhe gjykon se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, sepse dëmton PS-në.
"Nuk mendoj se zoti Basha do të tërhiqet edhe sikur ti humbë thellë zgjedhjet lokale. Nuk besoj se grupi rreth tij do ta braktisin. Nuk do ta lëshojnë atë godinë dhe atë emër.
Këto zgjedhje do ta zyrtarizojnë ndarjen e PD në dy pjesë.
Tani ka filluar të thuhet, se zoti Rama do ti japë vota Bashës. Unë nuk mendoj se do të japë asnjë votë. Nuk ka asnjë arsye të japë vota, sepse rrezikon vetë.
Nëse një pjesë të votave nga PS, kalon te PD formale, bëhet garë treshe, ku ka më shumë gjasa të fitojë zoti Berisha.
Socialistët në Shkodër janë parti e dytë. Duke i dhënë vota Bashës, mund të shkojë poshtë pragut.
Ata që e njohin, thonë që në Shkodër nuk është përçarje shumë e madhe. Grupi që mbështet Berishën është më i madh. Ndërsa në Dibër ështër përgjysmë e ndarë", tha ndër të tjera Sejamini.