TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për përplasjen e ashpër për Federatën e Futbollit.
I pyetur nga Ylli Rakipi, se për çfarë konkretisht do të shkojë Duka në prokurori, Veliaj tha se bëhet fjalë për vepra si pastrimi i parave, abuzimi me fondet dhe falsifikimi.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: E keni kallëzuar në prokurori Armand Dukën. Për çfarë?
Erion Veliaj: Nesër do të shkojë në prokurori. Ka të bëjë me shkeljet dhe abuzimet e një procesi, ku vajtën shoqatat të votonin dhe gjetën se aty votonin të tjerë. Është dicka shumë e rëndë. Do të shkojnë para drejtësisë, njerëz që ja befën, zbritën nga furgonat e Shijakut. Kishim njerëz që zbrisnin nga furgoni i pularisë së Aiba… Erdhën njerëz që i kishin varur bexhin te pularia. Unë nuk luaj futboll. Im bir nuk është rritur. Nuk kam asnjë interes personal. Kush i thotë vetes qytetar dhe jo konviktor, një njeri që për gjashtë mandate është kthyer në një tampon që bllokon cdo qarkullim të elitës dhe talentin, duhet të shkojë në shtëpi.
Kam energji dhe cdo gur që do të lëviz, që cunat dhe gocat e tironës, të mos vidhen më.
Ylli Rakipi: Përse në prokurori?
Erion Veliaj: Sepse në qytetin e Tiranës po ndodh pastrim parash. E ka pikasur e para policia. Nga Federata dhe zoti Duka në vetë të parë. Le të hetojë prokuroria.
Ka tallur të ndenjurat ai 20 vjet. Ka marrë në qafë 20 breza kalamajsh.
Do të shkojë në prokurori për falsifikim dhe zëvendësim të votuesve, me njerëz që nuk janë as të Tiranës, as të futbollit. Do të jetë denoncim nga ata që kanë emrin në gjykatë.
Edhe për abuzime me fondet e FSHF, ku shkuan paratë e fondit të solidaritet, paratë e kovidit?