TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta sërish ka zgjedhur të qëndrojë i distancuar nga mënyra se si partitë opozitare po përgatiten për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Kreu i Shtetit, gjatë një interviste në emisionin “Quo Vadis” është pyetur nëse LSI duhet të bëjë një koalicion me Berishën për t’u futur në zgjedhje.
Meta shprehet se këto janë çështje që i takojnë vetëm LSI-së dhe aktorëve të tjerë që të zgjedhin se si do të pozicionohen.
“Këto janë çështje që i takojnë LSI-së dhe gjithë aktorëve të tjerë se si do vendosen dhe të pozicionohen. Për mua duhet të jetë proces shembullor. Qytetarët të kuptojnë që vota është forca e tyre e vërtetë dhe të zgjedhin me dinjitet. Ajo është forca e lëvizjet kudo. Përmes këtyre zgjedhjeve të nisim një proces të vendosjes së integritetit të votës së lirë që mund të na ndihmojë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Nuk më pëlqen të hyjë në debat me sikur, sepse nuk jam një politikan që vepron në mënyrë të tillë” – tha Meta.
Presidenti Meta ka sqaruar edhe njëherë se pse zhvilloi takim me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën për zgjedhjen e datës për zgjedhjet e pjesshme vendore.
“Unë nuk kam bërë një konsultim me Partinë Socialiste. E kam theksuar që nëse do bëja një konsultim me PS-në, do e bëja dhe me partitë e tjera. Kam bërë një konsultim me përfaqësuesin e mazhorancës në Kuvend. Kam bërë një konsultim dhe me kreun e KQZ-së. Nuk kam menduar për këtë çështje, unë e kam thirrur PD-në për të hyrë në zgjedhjet të pjesshme, por ajo nuk u regjistrua. Unë zgjodha këtë mënyrë që të mos ketë kontestime apo situata të tilla. Askush nuk ka kërkuar konsultim politik në lidhje me këtë. Ata që bëjnë takime fshehurazi natën me Ballën, akuzojnë Presidentin se pse bën një takim me Ballën në prezencë të kamerave në mes të ditës” – tha Meta.
I pyetur nëse distancimi nga LSI për të marrë postin e Presidentit e ka dëmtuar këtë forcë politike, Meta shprehet se: Asnjëherë. Ne do kemi mundësi të flasim pas pak muajsh. Unë më 24 korrik do të ndalem në këtë detyrë dhe do jem më i hapur për gjithë pyetjet. Nuk bëhem pishman asnjëherë për zgjedhjet. I bëj zgjedhjet me bindje dhe gjykoj me objektivitet.