TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së dhe njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Edmomd Spaho, ka thënë se nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë shans për të negociuar me Bashën për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Këtë qëndrim ndau në emisionin ‘Debat’, përfaqësuesi i komisionit të Rithemelimit të PD-së deputeti Edmond Spaho.
Ky qëndrim vjen për shkak se, Basha konsiderohet si patericë dhe ndihmës i kryeministrit Rama, që sipas Spahos e ka treguar vazhdimisht por kulmin e arriti në 8 janar.
Spaho: Në 11 dhjetor u mbajt kuvendi ku përcaktuam objektivin tonë për krijimin e një fronti të gjerë për të bërë të mundur çmontimin e regjimit të Edi Ramës. Edhe për zgjedhjet ne do përpiqemi për koalicion të gjerë. Ne e kemi përcaktuar Lulzim Bashën që në 8 janar hodhi gaz lotsjellës, përdori fikset e zjarrit për të goditur demokratët dhe e kemi cilësuar patericë të Ramës dhe në 8 janar mori formën më të ashpër. Sa të negociojmë me patericën, ne negociojmë me të zotin e patericës që është Rama. Nuk ka patur dhe nuk ka negociata me Bashën. Ne përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëjmë me primare. Të gjithë që duan të kandidojnë të konkurrojnë për kryetarë bashkish në këto zgjedhje janë të mirëpritur dhe të marrin pjesë në garë. Basha është rreshtuar në të njëjtin krah me Ramën, që nga 17 maji kemi humbur disa palë zgjedhje, por vendimet e marra pas 25 prillit tregojnë që qëndrimet e tij janë në mbështetje të politikave të Ramës. S’ka pse të merremi më ndihmësit e Ramës kur luftën e kemi me Ramën.
I pyetur sesi do të regjistrohen në zgjedhje, Spaho thotë se ka zgjidhje teknike për t’u regjistruar, të cilën e bazon te krijimi i koalicionit të gjerë dhe përzgjedhja e kandidatëve.
Spaho: Në këto zgjedhje kjo është çështja më pak e rëndësishme po krijohet debat artificial. Ne do të krijojmë koalicionin më të gjerë të mundshëm dhe duke thënë këtë është krijuar edhe zgjidhja. Zgjidhja teknike për t’u regjistruar ka. Por këto zgjedhje janë me mazhoritar, do të keni emrin e kandidatit dhe siglën. Votuesit tërhiqen nga emri, ka shumë rëndësi përzgjedhja e kandidatit që të mbështetet nga të gjithë. Primaret janë mjeti më i mirë për të garantuar një kandidat cilësor.