AKTUALITET, 24 Janar 2022, 21:03

“Në Shkodër fitojmë pa më të voglin dyshim!”/ Paloka zbulon pritshmëritë e grupit Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale

“Në Shkodër fitojmë pa më të voglin
Edi Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki.

Paloka foli për pritshmëritë e Komisionit të Rithemelimit, duke deklaruar se gjasat janë që ata të fitojnë bashkinë e Shkodrës. Ai tha se kanë pritshmëri edhe për bashkitë e Dibrës dhe Durrësit. 

Në Shkodër janë të gjitha mundësitë që ne të fitojmë zgjedhjet, pa më të voglin dyshim. Një qark tjetër, ku mund të luftohet për të fituar është Dibra, por aty të jemi realistë, ndarja midis dy pjesëve të PD, është pak më e theksuar”, tha ndër të tjera Paloka.

Pjesë nga biseda:

Edi Paloka: Ka dy faktorë, që duhet të jemi të hapur dhe tit hemi. Kjo do të jetë përballja e parë, që e gjen PD-në në dy pjesë. Me sa duket, deri në fund, pavarësisht se kemi deklaruar se kandidati i PD, do të jetë ai që do të rezultojë fitues në primare, që do të zhvillohen për herë të parë. Ka qarkulluar ideja që Rama mund të kalojë votat tek Basha, por në këtë rast do të diskretitohej vetë Rama. Ramës nuk i intereson të humbasë.
Do të jetë një përballje midis dy pjesëve të PD. Basha do të ketë rastin meqë ka deklaruar që Sali Berisha ka qenë arsyeja e humbjeve të PD, tani ka dhe ambasadës e SHBA, nuk ka Berishën, sic deklaron demokratët janë të bashkuar, pra do të ketë mundësinë t’ju tregojë shqiptarëve, sesa reale janë këto broçkulla që ka thënë deri tani.

Ylli Rakipi: Ku mendoni se fitoni?

Edi Paloka: Në Shkodër janë të gjitha mundësitë që ne të fitojmë zgjedhjet, pa më të voglin dyshim. Një qark tjetër, ku mund të luftohet për të fituar është Dibra, por aty të jemi realistë, ndarja midis dy pjesëve të PD, është pak më e theksuar. Jo më kot, Basha vajti dhe e bëri takimin në Dibër. Durrësi është nga qytetet më të rëndësishme.