AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 08:30

Mot i paqëndrueshëm! Vranësira në mesditë, temperaturat qëndrojnë konstante

Mot i paqëndrueshëm! Vranësira në mesditë, temperaturat

Shqipëria do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm. Në pjesën e parë të ditës moti parashikohet i kthjellët, ndërsa në mesditë priten shtim vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje të pakta shiu zonat malore, kryesisht në pjesën lindore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 13m/s.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 17 deri 30°C, në zonat e ulëta 19 deri 34°C, në zonat bregdetare 22 deri 32°C.