AKTUALITET, 26 Janar 2022, 20:35

Sherri për pronësinë përfundon në të shtëna armësh/ Shpallen në kërkim dy vëllezërit që terrorizuan në shtëpi 60-vjeçarin (DETAJE)

Sherri për pronësinë përfundon në të shtëna

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia pasi kërcënuan për motive pronësie një 60-vjeçar dhe qëlluan me armë zjarri në ajër. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 19:05 në fshatin Kasnec të Shkodrës. 

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI

Shkodër/ Kanosën 60 vjeçarin  për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.