AKTUALITET, 26 Janar 2022, 18:16

Aksident në Durrës, një i plagosur

 

Aksident në Durrës, një i plagosur

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Fllakë- Xhavzotaj Durrës, ku një mjet ka përplasur një motomjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fllakë- Xhavzotaj Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Z. O., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. L. Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.