AKTUALITET, 26 Janar 2022, 19:05

Basha akuza Ramës: Udhëtoi me çarter 120 mijë euro

Basha akuza Ramës: Udhëtoi me çarter 120 mijë euro

Kryetari i shkarkuar i PD-së, Lulzim Basha, thotë se janë bërë pakte të hapura dhe të mbyllura për të goditur opozitën.

Nga Korça aty ku ka zhvilluar një takim me demokratët, Basha akuzon kryeministrin Rama se gjatë ditëve të fundit, ai ka bërë udhëtim me çarter privat.

Sipas Bashës, kostoja e udhëtimit të tij është 120 mijë euro, por nuk e ka zbuluar destinacionin se ku ka shkuar kreu i qeverisë.

"Duan të na çojnë pas, të na asgjësojnë shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Dhe për të bërë këtë nuk kursejnë asgjë kundër demokratëve. Kanë shkuar më tej se kundërshtari poltik, nga sulmet virtuale dhe fizike që bëjnë. Sot fokusi duhet të ishte tjetër kund. Ai shërbehet Shqipërisë? A nuk duhet të flisnim sot, të buçiste Shqipëria që para disa ditësh kryetari i qeverisë ka marrë çarterin dhe ka udhëtuar diku, dhe që i ka kushtuar minimumi 120 mijë euro një fluturim. Duan të harrohet afera e inceneratorëve", tha Basha.

Basha ka sjellë në vëmendje dhe aferën e inceneratorëve për të cilën thotë se “Trekendëshi i Bermudës” po përpiqet që të largojë vëmendjen nga kjo çështje.

"Dy prej personave kyç që mund të çojë pas hekurave qeverinë, janë në kërkim. Por trekëndëshi i Bermudës bën teatër, shpif dhe shpik nga mëngjesi deri në darkë, që të mos merremi me korrupsionin. Sa herë kam qenë këtu në universitetin e Korçës ku bukuria e rinisë korçare, është e pranishme sa herë kam qenë… Jam i lumtur shumë për mbështetjen tuaj. Nuk tërhiqem asnjëherë pas. Shpifjet që bëjnë ndaj jush, për të gënjyer shqiptarët, ato le t’i bëjnë 100 fish ndaj meje se asgjë nuk më bëjnë, më të fortë më bëjnë” – tha Basha.