AKTUALITET, 26 Janar 2022, 16:24

Plagosje me thikë në Korçë, në kërkim autori

Plagosje me thikë në Korçë, në kërkim autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Korçë.

Policia bën me dije se një 19 vjeçar është paraqitur i plagosur me mjet prerës pranë spitalit ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë shkak për këtë dyshohet se është bërë një konflikt i çastin.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit.

“Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al