AKTUALITET, 26 Janar 2022, 18:40

Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 23-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se E.H., 20 vjeç, ka plagosur me thikë 23-vjeçarin me inicialet D.S. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri raportohet se ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, 20-vjeçarin me inicialet E.H. 

Njoftimi i Policisë

Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e  shpall në kërkim 20 vjeçarin. Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.