TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në njoftimin e policisë së Korçës bëhet me dije se një 25-vjeçar është vënënë pranga pasi ka thyer masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'.
Një 64-vjeçar është arrestuar pasi ka rrahur gruan, ndërsa një 35-vjeçar pasi u kap jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Njoftimi i policisë Korçë:
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: -L. P., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"; -M. C., 64 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilën e ka goditur me një mjet pune. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. J., banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në fshatin Guras, me vetëgjyqësi ka tentuar të largojë forcërisht nga banesa, vëllain e tij.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Y., 36 vjeç, banues në fshatin Goskovë Poshtë, Korçë, pasi në fshatin Neviçisht, Korçë, në ambientin e jashtëm të një magazine, të marrë në përdorim prej tij, ka djegur disa mbeturina bimore dhe plastike, duke ndotur ajrin. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.