AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 20:07

Plas sherri mes dy grave në Korçë, njëra përfundon në spital, si nisi konflikti

Plas sherri mes dy grave në Korçë, njëra përfundon

Një konflikt mes dy grave ka përfunduar me njërën prej tyre në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë në Korçë, ku sipas policisë, sherri ka ndodhur për një kanal vaditës.

Mësohet se konflikti ka nisur për se shkak se njëra prej dy grave ka mbyllur uji për vaditjen e tokave, ndërsa fqinja tjetër i ka kërkuar ta hapë përsëri pasi i duhej.

Sherri ka filluar me fjalë, ndërsa ka përfunduar duke u goditur fizikisht me grushte. Njëra prej është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, tjetra është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme.