AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 17:31

Dhunoi për vdekje fqinjin për një vend parkimi në Tiranë, dënohet me 15 vite burg Alban Meneri

Dhunoi për vdekje fqinjin për një vend parkimi në

15 vite burg për Alban Menerin. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës për ish-teknikun e RTSH i cili rrahu për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakën, pas sherrit për një vend parkimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth një vit më parë, kur Staka është munduar ta qetësojë Menerin teksa ky i fundit po zihej me një grua për një vend parkimi që ai pretendonte se e zotëronte.

Meneri e ka sulmuar Stakën me grushte derisa e ka lënë të vdekur. Pronarja e banesës ku jetonte viktima Nikolin Staka, ka treguar se 51-vjeçari Alban Meneri ishte një person problematik në zonë dhe thuajse konfliktohej herë pas herë me banorët, kjo për hapësirën që ai pretendonte se e zotëronte me certifikatë, por që sipas pronares ishte e jashtëligjshme.

Ajo ka treguar dhe momente nga ngjarja e rëndë, duke u shpreh se autori vazhdonte ta godiste viktimën me grushte edhe pasi ky i fundit ishte i shtrirë në tokë.