AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 19:50

Shuhet në moshën 83-vjeçare shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar

Shuhet në moshën 83-vjeçare shkrimtari dhe publicisti i njohur

Shuhet në moshën 83-vjeçare shkrimtari dhe publicisti Nikolla Spathari. Ai  la pas një veprimtari të madhe prej 30 librash të botuar.

Shkrimtari, i lindur në 5 dhjetor 1940 në Malësinë e Madhe, në karrierën e gjatë, është marrë me poezi, prozë, publicistikë, studime.

Shuhet në moshën 83-vjeçare shkrimtari dhe publicisti i njohur

Ai është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me titullin “Mirënjohja“ e qytetit të Durrësit, ndërsa ka marrë çmimet: “Mark Tuen“, “Migjeni“, “Dritëro Agolli“ dhe “Xha Deralla“.

Artisti ka shtrirë veprimtarinë e tij edhe në gazetari, ku është angazhuar si kryeredaktor i gazetës “Besa” në Shkodër dhe i gazetës “Pena” në Durrës.