AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 16:52

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, raportohet për disa persona të lënduar

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër,

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë-Shkodër, te kryqëzimi i Gojcave.

Bëhet me dije se disa persona janë lënduar dhe se janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa raportohet se  janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentin është bllokuar edhe qarkullimi, ndërsa mjetet kanë përdorur si rrugë alternative, segmentin dytësor të rrugës Kallmet.