AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 17:02

Belerit iu refuzua kërkesa për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit, Ministria e Jashtme greke: Autoritetet po e privojnë nga detyra

Belerit iu refuzua kërkesa për të marrë pjesë në

Teksa sot GJKKO vendosi që të refuzojë kërkesën e Fredi Belerit për të lënë qelinë për disa orë dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të tij si kreybashkiak, vjen një reagim nga Ministria e Jashtme greke. Kjo e fundit në një deklaratë për mediat theksoi se Shqipëria po shkel të drejtat e njeriut, si një vend kandidat për integrimin në Bashkimin Europian.

Ministria theksoi mes të tjerash se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë Belerin nga marrja e detyrës.

“Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që të jetë pjesëmarrës nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot. Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e zonës. Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit.’- thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme greke.