AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 17:31

“Apartamentin e bleva me kredi, 10 mijë euro i mora borxh”, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja, konvertohet në shërbim prove

“Apartamentin e bleva me kredi, 10 mijë euro i mora borxh”,

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dënoi me 6 muaj burg ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Prokuroria e Posaçmes Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, kërkoi 1 vit burg, me akuzën e fshehjes së pasurisë. Por togat e zeza të GJKKO vendosën 6 muaj burg, që do t’i konvertohet në 1 vit shërbim prove.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij te formulari i vetë-deklarimit. 

Ndërkohë në lidhje me apartamentin në Tiranë, Dedja deklaroi se e kishte marrë me kredi, që do të duhet ende ta paguante. “Sa i takon huasë 10 mijë euro, janë të kunatit dhe ka punuar në emigrim dhe janë të deklaruar të ardhurat nga emigracioni. Sa i takon apartamentit në Tiranë kam marrë kredi për të, dhe do paguaj deri në vitin 2023”, është shprehur Deda.

Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vettingun. Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë, por u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.