AKTUALITET, 26 Qershor 2023, 19:11

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 153 maturantë marrin notën 10, ja si të shikoni rezultatet

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 153 maturantë marrin notën

Janë publikuar notat e provimeve me zgjedhje të maturës shtetërore 2023.

Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 27389 maturantë, nga të cilët 746 kanë marrë notën 4.00, pra notë jo kaluese, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.28% ndërsa nota mesatare është 7.30.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika të mëtejshme për secilën lëndë me zgjedhje.

Për të parë rezultatet klikoni KËTU