TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është raportuar në aksin Berat-Dimal, ndërsa dy persona janë plagosur. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Nga të thënat paraprake, mësohet se të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri, përkatësisht Fabjan Xhaferri dhe pasagjeri Aleks Prifti.
Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku po marrim mjekimin e nevojshëm.
Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.