AKTUALITET, 4 Dhjetor 2023, 14:53

Përfshihet nga flakët një hotel në Korçë

Përfshihet nga flakët një hotel në Korçë

Një hotel në fshatin Vranisht, Devoll është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë të hotelit dhe për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.