AKTUALITET, 4 Dhjetor 2023, 12:49

Çështja "Partizani"/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK

Çështja "Partizani"/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi

Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur sot në SPAK. Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Kujtojmë se ndaj tij është dhënë masa detyrim paraqitjeje dhe bllokim të pasaportës, e njëjta masë që është dhënë edhe për kreun e PD-së, Sali Berisha. Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Kujtojmë se edhe Berisha duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore të SPAK, Adelajda Metaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Ish-kryeministri refuzon që të përballet me drejtësinë për këtë aferë dhe deri më tani nuk është paraqitur për masat e sigurisë në muajin nëntor.