TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri po vjen në rritje. Sipas mjekëve toksikologë gjetja lehtësisht në treg e kokainës ka bërë që kjo lloj droge të përdoret më masivisht. Fenomen në rritje në vendin tonë, është përdorimi për herë të parë i kokainës në moshat e mesme.
“Incidenca e përdoruesve të heroinës në vendin tonë gjatë 4 viteve të fundit ka ardhur duke rënë, ndërkohë që është rritur ndjeshëm incidenca e përdorimit të kokainës mes adultëve dhe moshës së mesme. Një 35-vjeçar nuk e fillon përdorimin për shkak të presionit të shoqërisë, është me mendje të plotë pra zgjedhje personale e tij. Më së shumti mund të them se është trendi i përgjithshëm që i çon këta individë të rritur drejt përdorimit të substancave.”
Hashashi është droga që përdoret masivisht nga adoleshentët.
“Sipas llojit të drogës, edhe mosha është e ndryshme. Në fakt adoleshentët janë më së shumti të prirur drejt përdorimit të hashashit, mosha më e hershme është 10, 11 vjeç. Bullizimi është faktori kryesor që i çon ata në përdorimin e drogës ose të qenurit trend, marrëdhëniet jo të shëndosha në familje, divorcet…”
Mjekja thotë se në krahasim me pesë vitet e fundit ka një rritje me mbi 8% të përdoruesve të drogës në Shqipëri. Ndërsa drogat sintetike përdoren më shumë gjatë sezonit veror nga të huajt.
“Ne nuk kemi laboratorë të posaçëm që të mund të hetojmë se cilat lloje drogash sintetike janë futur në vendin tonë, por herë pas here kemi raste të cilat kryesisht importohen nga jashtë, veçanërisht gjatë sezonit të verës.”
Sipas të dhënave të shoqatave të cilat merren me rehabilitimin e përdoruesve të drogës, numri i tyre është mbi 70 mijë.