AKTUALITET, 26 Maj 2023, 16:20

Ishte nisur me pushime me familjen, pranga shqiptarit në Sardenja. U kap me 11 kg kokainë në valixhe

Ishte nisur me pushime me familjen, pranga shqiptarit në Sardenja. U kap me

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Sardenjës,  pasi është kapur me 11 kg kokainë në një valixhe, ku do të shkonte për pushime me familjen.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 maj në portin e Fortezza-s. Një pjesë të drogës e kishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e 40-vjeçarit shqiptar.

Kokaina vlerësohet me rreth 880 mijë euro. Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e qytetit ku pritet të marrë masën ndëshkimore nga drejtësia italiane.