Më 1 qershor do të mbahet në Moldavi takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Takimi do të synojë nxitjen e paqes dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta të Evropës dhe do të bëjë bashkë 47 krerë shtetesh, qeverish dhe institucionesh të BE-së.
Inciatori i këtij komuniteti është presidenti francez, Emmanuel Macron i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim. Takimi i tij i parë u mbajt në Pragë tetorin e kaluar dhe u fokusua në çështjet e energjisë dhe sigurisë.