AKTUALITET, 26 Maj 2023, 15:31

U vetëhodh në lumin e Vjosës, banorët shpëtojnë të moshuarën dhe e transportojnë me urgjencë në spital

U vetëhodh në lumin e Vjosës, banorët shpëtojnë

Një e moshuar është vetëhedhur në lumin e Vjosës në Përmet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 73-vjeçaren me iniciale F.D. Mësohet se e moshuara është nxjerrë nga lumi me ndihmën e efektivëve të policisë dhe banorët e zonës.

Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.