AKTUALITET, 19 Janar 2023, 19:16

Ndarja nga jeta e mjekut Isuf Kalo, Meta: Kontributet e tij në fushën e shëndetësisë kanë lënë gjumë të pashlyera

Ndarja nga jeta e mjekut Isuf Kalo, Meta: Kontributet e tij në fushën

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur Isuf Kalo.

Meta shkruan se kontributet e tij në fushën e shëndetësisë kanë shënuar gjurmë që do të mbeten të pashlyera në historinë e shkencës mjekësore.

Ai shton se Kalo ishte shembull i misionarit dhe intelektualit që kumtoi gjatë gjithë jetës shkencën dhe përvojën personale.

Statusi i Ilir Metës

Në këtë moment të ndarjes nga jeta të Profesor Isuf Kalo i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Kam pasur kënaqësinë e veçantë ta njoh nga afër Profesor Isuf Kalon, që përfaqësonte si rrallëkush vlera të mëdha si humanizmi, thellësinë e kumtimit shkencor, kulturën e gjerë erudite dhe novatorizmin e ideve mjekësore dhe sociale.

Kontributet e Isuf Kalos për dekada të tëra në fushën e shëndetësisë kanë shënuar gjurmë, që do të mbeten të pashlyera në historinë e Shkencës Mjekësore shqiptare, qoftë si Profesor, por edhe në kërkimin dhe publicistikën mjekësore.

Profesor Isuf Kalo ishte një shembull i misionarit dhe intelektualit, që pa u ndalur kumtoi gjatë gjithë jetës shkencën dhe përvojën personale aq të pasur e të larmishme brenda dhe jashtë vendit.

U prehtë në paqe dhe i paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij!