AKTUALITET, 19 Janar 2023, 14:44

Bastisja e vilës së deputetit të PS, SPAK kërkon shoqërimin e detyrueshëm për nipin e Rrahman Rrajës

Bastisja e vilës së deputetit të PS, SPAK kërkon

Zbardhen të tjera detaje lidhur me bastisjen e kryer këtë të enjte nga BKH dhe RENEA në vilën në Nikël të deputetit të PS, Rrahman Rraja.

Mësohet se GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për kontrolle në këtë vilë, me synim gjetjen e Ramazan Rrajës.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhër për shoqërim të detyrueshëm të Ramazan Rrajës .

Burimet thonë se kontrollet këtë të enjte vijnë në vijim te hetimit per atentatin e 1 nentorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durresit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jeten shoferi i Ndojit, Andi Maloku.