
Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap me lëndë narkotike të llojit heroinë.
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, në pranga ka rënë e reja me inicialet F. S. pasi gjatë kontrollit, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen F. S., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.