TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj për të përjashtuar katër deputetë nga grupi parlamentar i PD duke e cilësuar si “akt turpërues”.
Në një intervistë për “Task Force” në Syri TV, Berisha u shpreh se vendimi i tij tregon që Alibeaj është “lëvozhgë e pushtetit”, ndërsa shton se një vendim i tillë nuk mund të merret pa një proces politik.
“Ai ishte akti më turpërues që ai mori, në një vend të lirë nuk ka kurrë individë që mund të përjashtojë katër deputetë, minimumi pa një proces politik por as me të nuk bëhet, pra shpallja nga një njeri se përjashtova deputetët ditën kur kundërshtari i Belind Këlliçit kapet në vjedhjen më flagrante të nxirrte këtë, Alibeaj tregon se është kryekëput lëvozhgë e pushtetit, nuk ekziston përjashtimi i deputetëve, ky limon i shtrydhur deklaron se përjashtova katër deputetë”, tha Berisha.
Gjithashtu, Berisha përmendi dhe vendimin e DASH për shpalljen non grata duke thënë se sipas tij ky qëndrim erdhi pasi ai kundërshtoi atmosferën e një “koalicioni madhor PS-PD”. Ai tha se për shpalljen nuk ka asnjë fakt apo dokument.
“Ne jemi përgatitur për zgjedhje, një armik i egër i pluralizmit një bastard kërkon të bëjë xhelatin e pluralizmit dhe sot çdo demokrat qe e ndjen se vendi duhet të jetë pluralist duhet të bashkohet për t’i treguar vendin këtij personi. Ky është tejkalim i çdo vije të kuqe kjo nisi si skemë asgjësimi nis me defacto një lloj atmosfere koalicioni madhor PS-PD, një njeri që e kundërshtoi me forcë të madhe ai u shpall non grata pa asnjë fakt dhe dokument dhe u bë kjo vetëm për të penguar dhe shtyrë përpara këtë proces. Unë jam njeri me ideale dhe unë humbja idealet e mia dhe njerëzit më mbështetën, asnjë nuk kishte dëshirë t’i hiqeshin vizat por më mbështetëm prej idealeve”, shtoi ai.