AKTUALITET, 19 Janar 2023, 15:40

Përmbytjet/ Meta: Situata në Lezhë, dëshmi e braktisjes së qytetarëve nga qeveria!

Përmbytjet/ Meta: Situata në Lezhë, dëshmi e braktisjes

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e përmbytjes në qytetin e Lezhës.

Meta ka publikuar në rrjete sociale një video nga përmbytjet, ku shkruan se kjo është dëshmi se qytetarët janë braktisur nga bashkia dhe qeveria.

Sipas Metës, qytetarët meritojnë menjëherë ndihmë në mbrojtje të jetës dhe pronave të tyre.

Ish-Presidenti thotë se 14 maji është dita për t’u ndarë nga Rilindja që vjedh fondet e kanalizimeve.

Postimi i Ilir Metës:

Situata kritike në Lezhë me përmbytjet, e paralajmëruar prej kohësh, është dëshmi e korrupsionit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Bashkia dhe Qeveria!

Të lënë në harresë dhe në vetmi përballë kësaj drame, qytetarët e Lezhës meritojnë menjëherë ndihmë në mbrojtje të jetës dhe pronave të tyre!

14 Maji është dita për t’u ndarë nga “Rilindja” që vjedh në verë fondet e kanalizimeve dhe të përmbyt në dimër pa mëshirë!