TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reshjet e shumta të shiut kanë kanë bërë që disa zona të Lezhës të përmbyten. Deri më tani janë evakuuar tri familje në Klos.
SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 19.01.2023, ORA 13:30
Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të lartë në të mesëm që nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orë 12:00
Sasia e reshjeve deri tani ka qenë mesatatarisht rreth 70 mm shi.
Kuota lumit Drin është në nivelin +2.4 m, nga +2.0 m që është kuota kritike) por ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë pushuar, kurse kuota e lumit Mat ka rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, (250 m³/s, por pa krijuar probleme.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Hidrovori Balldren -1.8 nga -1.5 kuota kritike
Hidorvori Tale. -05 nga -1 kuota kritike
Hidrovori Shllinza. -0.4 nga -0.5kuota kritike
Hidrovori Droje. -0.6 nga 0.0 kuota kritike
Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika
H/C Qafë Mollë,mbi lumin Fan na informon se do fillojnë shkarkimet. Për sasinë e tyre do informohemi në vijim.
Nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin raportohet se reshjet e shiut dhe breshër vazhdojnë me intensitet te lartë në gjithë territorin.
-Kemi prezencë uji në lagjjen “Beslidhja, dhe rrugët e qytetit ku po punohet nga sherbimet e bashkisë për mundësinë normalizimit e situatës, por intensiteti i reshjeve e bën të pamundur.
– kemi kërkuar MM dhe AKMC mbështetje me 50 forca ushtarake dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë të pajisura me varka, pasi jane përfshirë në përmbytje të gjitha njësitë administrative, ku ka përmbytje banesash kur kërkohet evakuimi i banorëve në zonën e quajtur Kodra e Mullirit dhe në Lalm i ri njësia administrative Kolsh ,si dhe bllokim të akseve rrugore.
– është evakuar një familje prej 6 personash në lagjjen Kodër Mulliri, të cilën janë akomoduar në hotelet e zonës. vazhdon evakuimi i familjeve që kanë kërkuar ndihmë për avakuim.
-Kemi ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
– është bllokuar qarkullimi në urën e fshati Mërçi që lidh fshatin me superstradën Lezhë- Balldre, pasi ka dalë uji në sipërfaqe të urës.
– Nga puna në terren e strukturave të bashkisë në bashkëpunim me patrullat e policisë rrugore duke drejtu trafikun në aksin rrugor Manati -Pllanë pasi kemi prezencë uji në trupin e rrugës
-Ka vërshim ujrash te mëdha në qytetin e Rubikut por pa demtime.
Në shumicen e fshatrave të bashkise Mirditë ka mungesë energjie elektrike.
Rreshjet vazhdojnë me intensitet të lartë.
Nuk ka njoftime për familje të përmbytura apo dëme te tjera.
Shtabi i emergjencave te bashkisë është në terren.
Që nga orët e para te mëngjesit e deri me tani, patëm një situatë të rënduar si pasojë e reshjeve në gjithë territorin e bashkisë.
Sasi e reshjeve të rëna prej orës 6 deri në orën 11, ka qënë 100 mm, sasi e cila ka shkaktuar probleme kryesisht ne Nj/Milot, dhe Laç
Kemi prezencë uji në gjithë territorin përfshirë dhe urban si pasojë e mospërballimit të kanalizimeve të sasisë së rreshjeve shoqëruar me breshër intesiv.
Të gjithe punonjësit e ndërmarrjeve të varsisë janë në terren per pastrime, mirëmbajtje etj. KUL, është në kuotën maximale, por që nuk ka shkaktuar probleme madhore deri me tani.
Ka prezencë uji kryesisht, në disa banesa, por pa pasur nevoja për evakuime.
Hidrovorët, të cilët kanë pasur mungesë energjie nga ora 6 deri rreth orës 9, aktualisht janë në punë me kapacitet të plotë. Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit. Me mjetet e bashkisë po punohet për pastrimet e inerteve dhe baltrave aty ku ka prezence.
Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat vendore MC të bashkive të qarkut janë në gadishmeri.