TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se, ai "kishte projekt për ta vrarë opozitën në Shqipërisë, siç veproi Aleksandër Vuçiç në Serbi".
Bumçi theksoi se partitë janë vullnete të lira të qytetarëve të lirë të këtij vendi.
“Opozita nuk përcaktohet nga qeveria, nuk krijohen në gjykata, por nga njerëzit. Atij projekti për të vrarë opozitën qytetarët shqiptarë i dhanë përgjigje dhe ky është një lajm i jashtëzakonshëm.
Nëse në Serbi Vuçiç ka arritur të shpërbëjë opozitën, Rama e synoi dhe nuk e arriti këtë në Shqipëri dhe kjo është falë gjithë shoqërisë. Opozita është produkt i një shoqërie.
Rezistenca e kësaj opozite është shembulli më i mirë që kjo shoqëri ka sot antitrupat ndaj një sistemi autoritar që synon të vendoset”, tha Bumçi në News 24.
Duke iu referuar kërkesës së deputetëve të PD-së për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës dhe seancës në Kushtetuese, Bumçi deklaroi se ministrja ka shkelur ligjin.
“Qeveria i ka dhënë bashkëshortit të saj statusin investitor strategjik. Ky status i ka dhënë të mira dhe lehtësira, por ligji nuk e lejon që një ministre të marrë vendime në një konflikt të qartë interesi. në të kaluarën GJK ka marrë vendime për çështjes shumë më pak me peshë për disa mijëra euro tendera ku i ka hequr mandatin deputetëve. Kemi precedent kur ky ligj është zbatuar”, tha ish-deputeti i PD-së.