TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e ish-Kënetës në Durrës kanë deklaruar se qeveria duhet që të marrë masa për përmbytjet. Duke folur për mediat ata kanë theksuar se deri më tani nuk ka ashkuar asnjë njëri që t’iu vizitojë.
“Të marri masa qeveria se gjynah. Nuk i kemi çuar as kalamajtë në shkollë u përmbytën shtëpiat. Nuk kam asgjë në shtëpi, janë shkatërruar çdo gjë. Nuk ka ardhur asnjeri vetëm ju gazetarët”, u shpreh banorja.
Po ashtu një banor i zonës tha se çdo dimër ata po përballen me këtë situatë.
“Hajde hyjmë me çizme dhe e shkojmë ta shohim se si është shtpia dhe atëhëre flasim. Çdo vit blejmë marteriale, këto janë. Marin votat dhe ikin, ujin e kemi ne çdo dimër”, tha banori.