TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas më shumë se tre seancash mungesë dhe shtytje të gjykimit, është sjellë me forcë në gjykatën e Fierit, Klodian Çalamani i akuzuar për vrasjen e 8-vjecarit Mateo Vasiu. Ngjarja ndodhi më 16 nëntor të vitit të kaluar në Grecalli të Fierit.
Çalamëni akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.
Kjo seance e sotme do të përballë të pandehurin Çalamani para akuzave për vrasje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Klodian Çalamani ka hyrë nga dera e përparme e gjykatës që përdoret nga administrata, e jo nga hyrja ku hyjnë të gjithë të akuzuarit e tjerë.
Mendohet që veprimi i policisë është bërë për të shmangur përballjen me familjaret apo të afërm të familjes se 8-vjeçarit të vrarë, por edhe nga opinioni publik.
Mësohet se gjatë seancës do të merren dëshmitë e të gjithë dëshmitareve, çka mund të nxjerrin të tjera detaje lidhur me ngjarjen. Kujtojmë se një vit më parë ka pasur për ditë me radhë protestë për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu.