TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka denoncuar qeverinë se po abuzon duke vjedhur me energjinë elektrike.
Ndërsa ndalet tek situata e përmbytjeve, Vasili thotë se kjo është përgjegjësi e keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit.
Sipas Vasilit, ndërkohë që basenet janë plot, kjo qeveri vazhdon të blerë energji edhe për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor.
Numri dy i PL-së i bën thirrje drejtësisë që të vërë para përgjegjësisë personat që kanë abuzuar, pasi siç thotë ai kjo është një aferë.
“Një situatë e ngarkuar me reshje. A ka informacion KESH për këtë situatë? Përgjigja është po, sepse ka shpenzuar 2 milion e ca euro. Pra KESH ka qenë i informuar për sasinë e reshjeve që do të kishte i gjithë Ballkani.
Çfarë ndodhi? Të gjitha vendet që kanë energji hidro, shtuan prodhimin për të përballuar reshjet. Çfarë ndodhi në Shqipëri? Hajdutet e Shqipërisë nuk durojnë dot dhe në datën 14 nëntor bënë tender për të blerë 42 mijë megavat orë, pra në vend të prodhonin blinin.
Situata u bë e rëndë, dhe kujtohet që të shesin. Më 19 nëntor dalin për të shitur, ndërsa deri në datën 20 vazhdonte blerja. Pra në një ditë hajdutët e Ramës dhe shesin edhe blejnë,.
Nga 21 mijë megavat që dolën për shtije nuk u shitën më shumë sesa 165 mijë, ndërsa 5 mijë u hodhën në det.
Pra hedhim milionat në det, varfërojmë njerëzit dhe përmbytin Shkodrën.
Ndërkohë basenet janë plot, këta dalin dhe për periudhën nga 26 nëntori deri në 4 dhjetor këta dalin të blejnë 42 mijë megavat orë”, tha ndër të tjera Vasili.