AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 14:39

Berisha: Qeveria ndërtoi platformën dixhitale të tenderave sekrete, sot asnjë gazetar nuk mund të kontrollojë…

Berisha: Qeveria ndërtoi platformën dixhitale të tenderave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se ka argumenta që e nxjerrin kryeministrin Edi Rama si hajdutin më të madh në historinë e shtetit shqiptar.

Berisha tha se Rama përdor si argument të vetëm që të mbrohet se “nuk ka hajdutë 2 metër”.

Ai ka shtuar se qeveria shqiptare e urren veriun dhe në Shkodër nuk ka bërë asnjë investim, duke thënë se edhe rruga që të çonë në qytetin verior, është e njëjtë që nga koha e komunizmit.

“Rruga Shkodër-Milot është njësoj siç ka qenë që në kohën e komunizmit. Nuk është bërë asnjë investim gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Ka një urrejtje për Shkodrën. Përgjigja ime është, ai në çdo akt që firmos vetëm vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.

Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument, që iu thotë shqiptarëve si mund të vjedhë një burrë dy metra. Ka argumenta që e nxjerrin Edi Ramën hajdutin më të madh të shtetit shqiptar në të gjithë historinë.

A keni kontrolluar ju një tender të vetëm për energjinë këto kohë? Sot asnjë qytetar dhe asnjë gazetar nuk mund të kontrollojë asnjë tender dhe asnjë lëvizje të qeverisë.

U ndërtua platforma dixhitale e tenderave sekrete. Për të mos thënë pastaj që janë kapur me dokumenta sekrete që kanë vjedhur dhe kanë ndarë paratë së bashku.

Në qoftë se Edi Rama paska probleme, të bëhet burrë e t’i çojë në Gjykatë, në skrapin e tij, meqë e kontrollon vetë. Opozita po bën një punë për t’u vërtetuar shqiptarëve dështimin e qeverisë”, u shpreh Berisha.