AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 15:21

Babë e bir humbën jetën nga moti i keq në Malësi të Madhe, Yuri Kim: Jemi të pikëlluar, gati të ofrojmë mbështetje

Babë e bir humbën jetën nga moti i keq në Malësi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me një postim në Twitter lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura dhe përmbytjet në vend, që shkaktuan dhe dy viktima në Malësinë e Madhe.

“Jemi të pikëlluar për vdekjet dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë.

Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre.

Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, shkruan ambasadorja Kim.