TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit ka 'rindezur' edhe njëherë debatet në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ku dhe po diskutohet.
Kështu deputetët demokratë Xhelal Mziu dhe Lefter Gështenja kanë kërkuar më shumë transparencë në lidhje me projektin dhe sipas tyre nuk është i nevojshëm një votim me procedurë të përshpejtuar.
Sipas Mziut ende nuk është e qartë se sa është kostoja e zhvendosjes së Portit të mallrave në Porto Romano teksa shtoi se Alabaar është ka investuar në Bjellorusi dhe ka pozuar me aleatin kryesor të Putinit.
Përgjigjen e morën nga zëvendësministri i Financave Besart Kadia, i cili tha se ky është një investim nga i cili shteti shqiptar do të fitojë përjetësisht nga gjenerimi i të ardhurave. Sipas tij Alabaar është një kompani me reputacion të mirë që ka nënshkruar marrëveshje në lindjen e Mesme dhe SHBA. Kadia 'thumboi' opozitën teksa tha se po të hedhësh një sy në mediat ndërkombëtare do kuptosh se rublat, duke iu referuar opozitës kanë bërë jehonë vetëm në mediat lokale.
Pjesë nga diskutimi:
Xhelal Mziu: Nuk kemi pasur as konkurrencë. Sa është kostoja reale e çmontimit dhe transportit të këtij porti për të shkuar diku tjetër.
A e justifikon këtë lloj përfitimi që kemi deri më sot? Ne do e marrim përmes dividentit e kompanitë e shpërndajnë kur mbaron investimi, kur do e marrim ne këtë divident? Alabbar me shumë bujë po i bëni jehonë si një person që do sjellë risi por në Kroaci e Serbi jo vetëm që nuk ka mbaruar por po zgjatet tej afateve që ishin vënë.
Alabbar është dhe investitor në Bjellorusi, është në foto me aleatin më kryesor të Putinit. Pse t’i japim investim kaq të madh një personi me prapavijë rublën në pikën më strategjike të Shqipërisë?
Besart Kadia: Pse mbrohet investitori Alabbar. U futa në mediat ndërkombëtare për të kërkuar emrin e Alabbar për të parë nëse rublat kanë dalë përveç jehonës lokale, janë apo jo dhe në atë ndërkombëtare. Profili i Alabbar e kompanive të tij është me rëndësi në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjet me SHBA.
Investimet e tij janë në SHBA. Sa i përket marrëveshjes në Serbi është marrë tokë e degraduar jo urbane, pra investimi vijon e është realizuar kur të shkoni hidhini një sy pse ka këtë risi. Të gjithë ndërtuesit vendas kanë aftësitë e tyre por në rast se do kishin këtë vizion do e kishin që në fillim te AIDA si ka bërë dhe Alabbar. Fakti që se’ kanë bërë tregon se nuk kanë qenë në vizionin e mundësitë e tyre.
Bizneset vendase nuk e kanë zhvilluar si mundësi apo nuk e kanë pasur si vizion. Porti i Durrësit do zhvendosej më në veri dhe nuk lidhej me projektin. Shteti fiton në përjetësi nga ky investim me këtë marrëveshje. Pikëpyetje për investitorin mos kemi, të paktën të sjellim prova përveç fotove. Dividenti shpërndahet kur të ketë aktivitet ekonomik. Deri në 7 vite porti nuk do preket në aktivitetin e tij portual.
Arben Pëllumbi: Një sugjerim, fakti që jemi deputetë duhet të na shtyjë të kemi respekt. Ai nuk është Alabbar ai është zoti Alabbar një figurë tepër e nderuar, themelues i Emaar, kryetari i bordit të Emaar është mendja e tij që transformoi atë qytet. Një njeri që arrin të sigurojë 2 miliardë të ardhura në vit personale, i lind nevoja të formojë një grup kompanish.
Emarr është në bursë. Fakti me cilën kompani vjen të financojë një projekt në Shqipëri është e drejta e tij. Ju lutem sugjerimi të mos flasim me konotacione sikur ca po ndodh. Alabbar është një nga figurat më të rëndësishme të tregut të real estate në botë.
Lefter Gështenja: Ajo që ne kemi rezerva, është mënyra si procedon kjo mazhorancë në investime kaq madhore. Nëse 2.1 miliard është vlera më e madhe e investuar në këto 30 vjet në Shqipëri duke qenë hera e parë do të thosha që ky projektligj s’ka asnjë arsye të bëhet me procedurë të përshpejtuar por shqiptarët s’kanë prona për të humbur ndaj duhet ta marrim pak më shtruar. Ekspertë të qeverisë, flitet me superlativa, kush nga këta ekspertë ka pasur mundësi të negociojë kontrata të tilla më parë në CV e tij?
Mënyra si është proceduar lë shije të keqe, e thënë ndryshe kësaj pune i vjen era se ka nisur me zoti Muhamed e po përfundon me zotin Ramazan. Shqiptarët kërkojnë transparencë, tani që erdhi marrëveshja në parlament po marrin vesh çfarë po ndodh, 1 vit që negocion qeveria, a ka transparencë?