AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 15:34

Babë e bir humbën jetën nga përmbytjet, Berisha në familjen e viktimave: Dhimbje e papërshkrueshme!

Babë e bir humbën jetën nga përmbytjet, Berisha në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vizituar familjen e Pjetër dhe Jason Rushajt, babë e bir që fatkeqësisht humbën jetën një ditë më parë për shkak të përmbytjeve në zonën e Malësisë së Madhe.

Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, teksa tha se humbja e tyre është një dhimbje e papërshkrueshme për të dashurit e tyre.

Berisha: Kujtimin e ka lënë prapa. Njeriu jeton në to. Fizikisht vdes, por lë prapa edhe kujtohet vazhdimisht nga ata që e kanë njohur, e kanë dashur dhe kanë punuar me të. I lutem Zotit që shpirti i tij dhe i djalit të gjejnë paqen, dhe ju forcën për të përballuar këtë dhimbje shumë të madhe. Nuk përshkruhet me fjalë.