TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për kreun e PD, Sali Berisha fajtore për situatën e përmbytjeve është qeveria, për shkak të keqmenaxhimit të kaskadës.
Në një konferencë për mediat nga Shkodra, Berisha tha se Rama dhe Balluku në vend që të prodhonin energjinë, e blenë atë me 226 euro megavatin.
Berisha: Kjo fatkeqësi natyrore nuk është e rrallë, por është e veçantë, është gjithçka jo dora e zotit, por dora e robit hajdut.
Pse e them këtë, jua shpjegoj. E them këtë sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare. Çfarë ka ndodhur?
Gjatë këtyre ditëve Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku nuk kanë prodhuar energji por kanë blerë energji me 226 euro megavatin në bursë në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë kufizimi, pasoje në kaskadën e Drinit.
Sot Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që krijoi vetë.