AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 13:30

Një tjetër zjarr në Patos, përfshihet nga flakët një vilë dy katëshe, kërkohen përforcime nga Berati e Mallakastra

Një tjetër zjarr në Patos, përfshihet nga flakët

Një tjetër zjarr në Patos përveç atij të Margëlliçit.

Një vilë dy katëshe në lagjen “29 Marsi” ka marrë flakë dhe po shkrumbohet. Flakët kanë rënë në katin e sipërm të banesës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Dy zjarret paralelë kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Për të normalizuar situatën janë kërkuar përforcime nga Berati e Mallakastra ndërsa ndodhen në terren forcat e Patosit, Fierit, Albpetrolit e Roskovecit.