AKTUALITET, 29 Mars 2023, 11:34

Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses, GJKKO rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt

Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses,

Apeli i GJKKO ka rrëzuar sot kërkesën e ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili kërkoi kundërshtimin e kontrollit në shtëpinë e bashkëjetueses së tij.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara në dhomë këshillimi ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, sa i takon kontrolleve të kryera pak ditë më parë në vilën në Hamallaj të shtetases me iniciale E. H., e cila është sekuestruar.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.