AKTUALITET, 29 Mars 2023, 10:52

Banorët e Bërxullës protestojnë para Hipotekës: Na verifikoni titujt e pronësisë

Banorët e Bërxullës protestojnë para Hipotekës: Na

Banorët e Bërxullës e kanë zhvendosur protestën e tyre para Hipotekës, ndërsa kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.

Njerëzi ata janë shprehur kundër qëndrimit të institucioneve, ndërsa kërkojnë verifikim të titujve të tyre të pronësisë.

“Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin. Më vjen një përgjigje dhe ku thuhet; se ju nuk mund ta merrni pronësinë, pasi shtëpia nuk ka çati. I bëj thirrje drejtorit të ri të Hipotekës, dhe zonjës Dallëndyshe që të vihen në lëvizje.

Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, nuk do të bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve.

Po na soset durimi. Mirë që nuk kanë marrë asnjë masë për të nisur dëmshpërblimet e banesave, dhe të akomodoheshin diku, por nuk kemi as titujt e pronësisë. Për ne ka kosto të madhe, është dhe dëm ekonomik. Po t’i punojmë tokat, nesër do të vijnë ta na i prishin. Se dimë se ku do të përfundojmë nesër. Afati ynë është deri të martën. Dallëndyshe Bicit i japim një javë kohë.”, tha një prej banorëve.