AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 19:06

“Ka afera korruptive të mëdha”/ Ish-kryeministri Berisha për Ilir Beqajn: Është kthyer në skenë se ka paguar Ramën! Të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha

“Ka afera korruptive të mëdha”/ Ish-kryeministri Berisha

Nga Foltorja e zhvilluar në qytetin e Kuçovës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn pasi ky i fundit është emëruar drejtor i Agjencisë Koordinuese të Ndihmave të Donatorëve.

Berisha thotë se Beqaj është rikthyer në skenë pasi ka paguar Ramën, pavarësisht aferave korruptive në të cilat është përfshirë.

Ish-lideri i PD-së tha se Rama i mban afër kriminelët pasi përmes tyre, bën atë që nuk mund ta bëjë dot përmes rrugës ligjore, vjedhjen.

“U ëmbëltua ky me marrjen peng. Ju them një gjë, Edi Rama është kryeministër. Ai ka një rrogë të mirë, disa shërbime. Por pse thoni ju mban afër kriminelë, ministra që janë të damkosur për afera qindar milionëshe. Me ata realizon atë që nuk mund ta bëjë me ligj. Pse kthehet Beqja? E kishte aferën e Check-upit dhe afera të tjera të mëdha se kjo dhomë. Kthehet se Beqja e paguan Ramën.

Fjalën e tij, Berisha e mbylli me një thirrje për mbështetësit e tij demokratë. Ai thotë se ata duhet të përgatiten për stinën e protestave të mëdha.

“Ne, e ka thënë Helmut Kholn, kur gjermanolindorët e shtypur ecnin me dhjetra e qindar kilometra për të dalë në hapësirën e lirisë, ai thoshte në Bundestagun gjerman se bashkëatdhetarët tanë po votojnë me këmbët e tyre. Edhe ne, duhet të përgatitemi për të votuar me këmbë dhe duar protestat tona. Ky është revolucion i cili ka qëllim madhor vendosjen e votës së lirë. Askush nuk duhet të trembet. Ne kurrë zgjedhjet e 25 prillit nuk i pranojmë. Do bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Me Edi Ramën votë të lirë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha” – tha Berisha.

Berisha ka bërë një krahasim mes sistemit të drejtësisë së vitit 2009 me atë të SPAK-ut.

“Marrim Bashën. Një nga problemet kryesore që kam pasur dhe i jam kundërvënë George Sorosit është reforma në drejtësi. Nuk mohoj që drejtësia kishte mëkate të mëdha, por drejtësia e sotme është më e kontrolluar në histori që prej kohës së Enver Hoxhës. U përdor vetingu për të nxjerrë në krye të drejtësisë, vëllezër e të afërm të ministrave të qeverisë. U përdor vetingu për të shuar gjykatat. U përdor vetingu për të mohuar të drejtën e procesit gjyqësor të drejtë. Sot gjoja lufta kundër korrupsionit. Task-forca e vitit 2009 ka dënuar dhe ka çuar në gjykatë 384 nënpunës dhe janë dënuar 343. SPAK ka çuar në vitin 2020 vetëm 63 persona në gjykatë. Ndërkohë korrupsioni në Shqipëri, vendi ynë është i dyti në botë për rryshfetin. I them pse nuk denoncon Sokol Sadushin, Ilir Pandën dhe Ervin Pupe. Basha më tha prit një herë. Po i mbante peng Rama dhe Basha sepse kanë dosje që të dy. Ndaj dhe foltorja, ky revolucion është përgjigja e vetme për të shpëtuar Shqipërinë“ – tha Berisha.